Sunday, December 4, 2016

First talk in Albanian Nov 28, 2016

If you copy this into translate.google.com, you will get the main idea, although it does not translate some things very well.

Mirëmengjes motra dhe vëllezër. Shpresoj se me anë të Shpirtit ne mund të mësojmë së bashku si të përmirësohemi si misionaret. Kur pagëzohemi ne marrim mbi vete emrin e Krishtit, jo si një target tamam por që ne do të qendrojmë si dëshmitare të Tij gjithmonë. Ne kemi lumturi për shkak të njohurisë që e kemi. Një mesazh i mrekullueshëm që ne kemi është mesazhi i Rivendosjes së Ungjilit të Jezu Krishtit, kur njerëzit iu dhanë dritëm pas shumë kohe në errësirë. Ata nuk e dinin të vërtetën dhe nuk munda t'a dinin të vërtetën sepse nuk ishte në tokë. Pas vdekjes së Jezu Krishtit, mësimet e Tij ishin humbur por për shkak të Jozef Smithit, e kemi të vërtetën tani. Ne nuk duhet të jemi në errësirë akoma. Ne e dimë se Kisha e Jezu Krishtit është këtu në tokë prap dhe e dimë kë ne duhet t'a ndjekim. Jezu Krishti është shembulli i përsosur, i cili ne mund t'a ndjekim nëse ne duam të bëhemi misionaret si Ai. Unë e dua të flas për si ne mund të dimë si t'a bëjmë punën misionare sipas mësimeve ose ungjilit të Jezu Krishtit. Ne kemi pesë hapa të ungjilit të Jezu Krishtit. Së pari është besimi. Gjithmonë ne duhet të ecim përpara në besim dhe unë e di se nganjëherë është e vështirë edhe ne kemi frikë t'a shpërndajmë ungillin me njerëz. Frika dhe besimi nuk mund të jenë së bashku. Nëse ne kemi besim ne nuk mund të kemi frikë sepse ne e dimë se ne jemi me Jezu Krishtin. Nga një himnë më e prefëruar për mua, Sa i Fortë një Themel, ajo thotë- Ti mos u frikëso, mos bjer në dëshpërim, se jam Zoti yt dhe të vij unë në ndihmë. Të forcoj, të ndihmoj-. Sa i fortë një themel që e kemi. Në 2 Nefi 3:21 Zoti thotë- Për shkak të besimit të tyre, fjalët e tyre do të dalin nga goja ime te vëllezërit e tyre...dhe dobësinë e fjalëve të tyre unë do t'a bëj të fortë në besimin e tyre-. Pra po patëm besim, Ai do të na i japë fjalët. Ky është premtim-që kur ne ushtrojmë besim dhe i hapim gojat tona, Ai do të na ndihmojë për të shpërndarë fjalët e Tij me miqtë tanë. Parimi dytë i ungjillit është pendimi. Një kuptim i pendimit është të ndryshosh dëshirat tona. Në 1 Nefi 8:12 thotë-Dhe ndërsa po haja frutin e saj, ai m'a mbushi shpirtin tim me një gëzim jashtëzakonisht të madh, prandaj fillova të dëshiroja që familja ime të hante nga ai gjithashtu, se e dija që ishte i dëshirueshëm mbi çdo frut tjetër-. Fruti në këtë tregim është dashuria e Perëndisë. Dhe Nefi kishte atë dëshirë që familja e tij do t'i kishin frutat ose dashurinë e Perëndisë gjithashtu, por në këtë varg thotë se ai hëngri frutin edhe u mbush me gëzim edhe pastaj ai filloi të kishte një dëshirë për njerëzit e tjerë t'a hanë frutin. Pra ne nuk do të kemi dëshirë për të shpërndarë ungjillin nëse ne nuk kemi ngrënë për vetat tona. Po mësuam mësimet e Krishtit dhe po lexuam dhe po studiuam ato ne do të marrim dëshirë për t'a bërë punën misionare. Parimi tretë-pagëzimi-kur ne premtuam se ne do të ishim dëshmitaret për Jezu Krishtin edhe parimi katërt-Fryma e Shenjtë. Ne e kemi marrë dhuratën e Frymës së Shenjtë kur u pagëzuam. Me anë të Frymës së Shenjtë ne do t'i jepem fjalët dhe do t'a dimë çfarë të themi. Po ndoqëm Shpirtin ne mund të jemi duart e Perëndisë këtu në tokë. Shpirti mund të na thotë që ne mendojmë për diçka e vogël. çdo herë që ne mendojmë për diçka ne mund t'a bëjmë edhe ne mendojmë se mund të jetë Shpirti, po, është Shpirti dhe ne duhet t'a bëjmë atë. Hap i fundit- të durojmë deri në fund. Gjithmonë ne duhet të përpiqemi të jemi misionaret. Në 3 Nefi 5:13-Unë jam një dishepull i Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë. Unë u thirra prej Tij të njoftoj fjalët e Tij mes popullit të Tij, që ata të mund të kenë jetë të përjetshme-. Ky është qëllimi. Le të punojmë së bashku që ne mund t'a sjellim njerëz tek jeta e përjetshme.

No comments:

Post a Comment